Iu gjet DROGË në makinë, policia arreston KUSHËRIRIN e parë të DREJTORIT të SHKB të BURGJEVE, Klodian Haxhillari

Publikuar tek: aktualitet, më 21:36 15-03-2019 Iu gjet DROGË në makinë, policia arreston KUSHËRIRIN e parë të DREJTORIT të SHKB të BURGJEVE, Klodian Haxhillari Sfond, foto ilustruese, djathtas: Klodian Hasxhillari

Katër persona që po udhëtonin me një makinë nga Fushë-Kruja drejt Tiranës ranë në postbllokun e policisë pasi u gjetën me 2 kilogram kanabis të përpunuar dhe gati për treg.

Policia kishte ngritur postbllok sot rreth orës 19:00, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se në makinë kishte sasi droge.

Newsbomb.al mëson se një prej të arrestuarve është kushëriri i parë i shefit të SHKBS (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve Klodian Haxhillari, i cili më parë ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit në Berat.

Të ndaluarit janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë në Tiranë ku po merren në pyetje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006519079208374
array(1) { ["section"]=> string(117) "iu-gjet-droge-ne-makine-policia-arreston-kusheririn-e-pare-te-drejtorit-te-shkb-te-burgjeve-klodian-haxhillari-156580" }