Policia ka finalizuar operacionin e koduar "TRANZIT", ku janë sekuestruar 67 KG lëndë narkotike të llojit "Cannabis-sativa" e fshehur në një automjet afër fshatit Sherishtë të Vlorës.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Erion Mandi, 33 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori" Vlorë.
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizoi punën dhe bëri të mundur në vendin e quajtur "Çezma e Thatë", kapjen në flagrancë të personit dhe automjetit me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit që i'u bë automjetit, Policia ka bërë të mundur gjetjen e një sasie lënde narkotike prej 67 kg, e ndarë në 5 thasë, e cila ishte e fshehur dhe e modifikuar në shasinë e automjetit, tip Ford-Kamionçinë, me targë: AA037LV.
Shtetasi i mësipërm transportonte lëndë narkotike të fshehur në automjetin e tij me qëllim për ta transportuar me destinacion Qytetin e Vlorës.
Policia po vazhdon hetimet per identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.