Iu gjetën mbi 100 mijë euro në makinë dhe iu bllokuan, Gjykata gjermane i kthen pas 7 muajsh paratë 28 vjeçarit nga Shqipëria

Publikuar tek: aktualitet, më 11:14 30-10-2020 Iu gjetën mbi 100 mijë euro në makinë dhe iu bllokuan, Gjykata gjermane i kthen pas 7 muajsh paratë 28 vjeçarit nga Shqipëria

Një 28-vjeçari nga Shqipëria iu sekuestruan 105,560,18 euro nga policia gjermane, teksa po kalonte kufirin.

Pasi u përball me drejtësinë, gjykata vendosi që t'i rikthente përsëri paratë pasi nuk gjeti prova se ato mund të jenë përfituar nga veprimtari kriminale.

I riu po futej në Gjermani me 26 prill dhe u arrestua atje pasi policia i gjeti një shumë të mëdha parash në makinën e tij. Atij iu konfiskuan paratë, një telefon, një kartë SIM dhe makina e tij luksoze.

Vetë 28-vjeçari deklaroi se i kishte marrë paratë nga një kompani shqiptare për të blerë një kamion në Holandë. Por, për prokurorët kjo ishte një histori "e pabesueshme".

Gjykata vendosi të enjten se burimi i parave ishte i justifikueshëm dhe deklarata e 28-vjeçarit sipas tyre ishte 'konkrete, pak a shumë e verifikueshme dhe jo shumë e pamundur'.

Prokurorët u përpoqën që të gjejnë burimin e të ardhurave duke marrë në pyetje edhe dy persona nga Shqipëria, por ata konfirmuan historinë që kishte thënë 28-vjeçari.

Drejtësia gjermane mund ta apelojë sërish vendimin, por nëse ajo nuk e bën së shpejti 28-vjeçari do të marrë mbrapsht paratë, telefonin dhe makinën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vettingu ndërpret punën pas rritjes së rasteve me Covid-19: Për një javë do jemi vetëm online, qytetarët t'i dërgojnë denoncimet me postë
Ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare, i jepet sot lamtumira kompozitorit të madh Avni Mula »
Article Logic
Execution time: 0.013455867767334
array(1) { ["section"]=> string(131) "iu-gjeten-mbi-100-mije-euro-ne-makine-dhe-iu-bllokuan-gjykata-gjermane-i-kthen-pas-7-muajsh-parate-28-vjecarit-nga-shqiperia-225763" }