Iu ndalua hyrja në SHBA, reagon për herë të parë Adriatik Llalla: Donald Lu më ka fyer, keqinformoi me qëllim Departamentin e Shtetit

Publikuar tek: politike, më 20:18 16-02-2018 Iu ndalua hyrja në SHBA, reagon për herë të parë Adriatik Llalla: Donald Lu më ka fyer, keqinformoi me qëllim Departamentin e Shtetit

Adriatik Lllalla ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit që i ndalon hyrjen në SHBA atij, gruas dhe dy prej fëmijëve.

Llalla ka mohuar akuzat se është i përfshirë në korrupsion, duke thënë për “Wall Street Journal” se ambasadori amerikan në SHBA, Donald Lu ka keqinformuar Departamentin Amerikan të Shtetit.

"Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas një keqinformimi të dhënë nga Ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit. Lu më ka fyer mua, familjen time gjithashtu dhe gjithë trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Lu na ka trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht ", tha ai.

Në vendimin e DASH për ndalimin e hyrjes në SHBA për Llallën thuhet se është i "përfshirë në korrupsion madhor ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut".

Kujtojmë se ish-kryeprokurori Llalla dhe ambasadori amerikan Lu janë përplasur disa herë në të kaluarën. Lu e ka quajtur Llallën si një ‘kryeprokuror që nuk heton korrupsionin”, ndërsa Llalla e ka akuzuar publikisht se ka ndërhyrë për mbylljen e hetimeve për kompaninë Bankers Petroleum.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012121915817261
array(1) { ["section"]=> string(137) "iu-ndalua-hyrja-ne-shba-reagon-per-here-te-pare-adriatik-llalla-donald-lu-me-ka-fyer-keqinformoi-me-qellim-departamentin-e-shtetit-110491" }