Iu përmend emri në përgjime, reagon Ilir Kulla: Shefi i antimafias nuk takohet në lokalet e “Zogut të Zi”, me 180 milionë euro blije qeverinë e parlamentin

Publikuar tek: politike, më 22:51 25-01-2021 Iu përmend emri në përgjime, reagon Ilir Kulla: Shefi i antimafias nuk takohet në lokalet e “Zogut të Zi”, me 180 milionë euro blije qeverinë e parlamentin Ilir Kulla

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pasi iu përmend emri në përgjimet e antimafias italiane.

Në përgjime dëgjohet të thuhet se Kulla do të jetë në një takim me prokurorin e antimafias italiane, ndërkohë që vetë Ilir Kulla në një ndërhyrje telefonike në emisionin “Opinion” ka mohuar gjithçka.

Ai u shpreh se prokurori i antimafias nuk mund të takohet nëpër kafe të zakonshme, ndërsa shtoi se nuk e ka takuar ndodnjëherë këtë prokuror.

“Me 180 milionë euro cash blinin qeverinë, prokurorinë dhe parlamentin. Odeta, gruaja e tij është nga Shkodra, është mjekja ime. Shefi i antimafias nuk takohet në kafet e Zogut të Zi. Odeta është mjeke e shkëlqyer. As e kam takuar dje Odetën dhe as e kam takuar ndonjëherë shefin e antimafias”, tha Kulla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e 25 prillit, Petrit Vasili zbulon qarkun ku do të tentojë mandatin e deputetit
‘Po mbroni mafian!’, sherr mes panelistëve në studio: Do të bëj të 99-at, dil jashtë ose... »
Article Logic
Execution time: 0.012120008468628
array(1) { ["section"]=> string(157) "iu-permend-emri-ne-pergjime-reagon-ilir-kulla-shefi-i-antimafias-nuk-takohet-ne-lokalet-e-zogut-te-zi-me-180-milione-euro-blije-qeverine-e-parlamentin-236395" }