Iu refuzua azili në Francë, riatdhesohen 127 shqiptarë, zv.ministrja Voda: Mos shpenzoni kot, mundësitë për ta fituar janë 0 (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:27 20-06-2019 Iu refuzua azili në Francë, riatdhesohen 127 shqiptarë, zv.ministrja Voda: Mos shpenzoni kot, mundësitë për ta fituar janë 0 (VIDEO)

Riatdhesohen 127 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Francë.

Pasditen e sotme në aeroportin "Nënë Tereza" kanë mbërritur 127 shtetas shqiptarë me avionë të posaçëm.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se çdo përpjekje për kërkim azili është e dështuar, teksa kërkoi që askush të mos bëjë shpenzime ekonomike për të kërkuar azil, pasi mundësitë janë zero.

Rinas/ Njoftimi i policisë:

Riatdhesohen 127 shtetas shqiptarë , të cilëve u është refuzuar azili në Francë

Në aeroportin "Nënë Tereza" kanë mbërritur 127 shtetas shqiptarë me avionë të posaçëm, të cilët janë riatdhesuar pas refuzimit të kërkesës për azil nga autoritetet franceze

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze. Edhe gjatë këtij operacioni u riatdhesuan familje me fëmijë minorenë.

Në fluturimin e paradites u riatdhesuan 36 shtetas shqiptarë dhe në fluturimin e dytë në mesditë u riatdhesuan 91 të tjerë.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda së bashku me znj. Gordana Tadic, N/drejtore territoriale e zyrës franceze të integrimit dhe migrimit, kanë theksuar se bashkëpunimi mes dy policive është i shkëlqyer dhe po punohet maksimalisht për parandalimin e azilkërkimit.

Voda nënvizoi në fjalën e saj se çdo përpjekje për kërkim azili është e dështuar, askush të mos bëjë shpenzime ekonomike për të kërkuar azil, pasi mundësitë janë zero.

Zv.ministrja gjithashtu apeloi për të gjithë, që të ndjekin rrugën ligjore për t'u punësuar në vendet e BE-së

Operacione të riatdhesimit do të ketë dhe në ditët në vijim, jo vetëm me Francën por edhe me vendet e tjera të BE-së

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057497978210449
array(1) { ["section"]=> string(133) "iu-refuzua-azili-ne-france-riatdhesohen-127-shqiptare-zv-ministrja-voda-mos-shpenzoni-kot-mundesite-per-ta-fituar-jane-0-video-169020" }