Iu refuzua azili në Francë, riatdhesohen 25 shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:39 20-10-2020 Iu refuzua azili në Francë, riatdhesohen 25 shqiptarë

Janë riatdhesuar ditën e sotme 25 shtetas shqiptarë në Rinas, për shkak të refuzimit të azilit në vendet e BE.

Mësohet se shqiptarëve u riatdhesuan nga Lille, Francë.

Sakaq, këta individë akuzohen për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Ndërkohë Policia e Shtetit i bën thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë azil pasi shanset janë zero.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në zonën Schengen.

Gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OSHEE pas arrestimit të zyrtarëve: Të gjitha materialet e kërkuara në dispozicion të SPAK! Bashkëpunojmë për të zbardhur hetimin
Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, KED hedh shortin, anëtarë relatorë Vitore Tusha dhe Saida Dollani (EMRAT e kandidatëve) »
Article Logic
Execution time: 0.01126503944397
array(1) { ["section"]=> string(59) "iu-refuzua-azili-ne-france-riatdhesohen-25-shqiptare-224458" }