Iu REFUZUA LEJA se kishte ndryshuar projektin, firma ‘MESAPLIKU 05’ nuk pyet për shtetin, vazhdon punimet në mes të ditës pa u shqetësuar (DOKUMENTI-FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:20 26-11-2020 Iu REFUZUA LEJA se kishte ndryshuar projektin, firma ‘MESAPLIKU 05’ nuk pyet për shtetin, vazhdon punimet në mes të ditës pa u shqetësuar (DOKUMENTI-FOTO-VIDEO) Firma \"mesapliku 05 shpk\" vazhdon punimet edhe pse i eshte refuzuar leja

Firma ndërtuese "Mesapliku 05 shpk"  duket se nuk shqetësohet për refuzimet që i janë bërë për të vazhduar punimet, pasi punëtorët e saj vazhdojnë të punojnë lirshëm edhe në mes të ditës.

Kësaj firme me pronar Dritan Llanaj, iu refuzua kërkesa për shtyrjen e afatit të lejes për zhvillimin e ndërtimeve në një strukturë banimi në Kashar, raporton newsbomb.

Në fotot e sotme që disponon newsbomb, shihet se punëtorët e kësaj firme vazhdojnë punën, të pashqetësuar nga organet kompetente, ndërsa banorët bëjnë me dije për newsbomb se e kanë referuar disa herë rastin në polici, por askush nuk e ka marrë mundimin të inspektojë punimet.

Edhe pse çështja vazhdon të jetë nën hetim, kjo nuk e ka ndaluar bosin e "Mesaplikut" të vazhdojë punimet 'nën hundën' e policëve, ndërkohë që për banorët nuk jepet asnjë zgjidhje.

Kompanisë “Mesapliku 05 shpk” iu refuzua zhvillimi i ndërtimeve pasi Sektori i Kontrollit Zbatimit të Lejeve konstatoi disa shkelje, që firma i kishte bërë duke ndryshuar projektin. Vendimi është marrë që në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe asnjë nuk ka mundur ta ndalojë këtë firmë të ndalojë punimet.

Pronari i firmës, Dritan Llanaj nuk është një emër i panjohur, pasi në maj të vitit 2019 është arrestuar me akuzën e falsifikimit të dokumentave për 25 mijë metër katrorë tokë në Laprakë, ndërsa më herët është arrestuar nga policia, pasi mbi të rëndonin 3 akuza: Ndërtim i paligjishëm (zona e Unazës së Re), falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Dokumenti i Refuzimit të Lejes për firmën "Mesapliku 05 shpk":

127722785_816794005788782_1058002614092086459_n.jpg

Video ku tregohet se vazhdojnë punimet edhe ditën e sotme:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Habisin akademikët: Eva nuk u formua nga brinja, por nga kocka e penisit të Adamit
TRONDITET DURRËSI/ 35 vjeçari gjendet i pajetë në shtëpi, dyshohet të jetë vetëvrarë me pistoletë »
Article Logic
Execution time: 0.011496067047119
array(1) { ["section"]=> string(161) "iu-refuzua-leja-se-kishte-ndryshuar-projektin-firma-mesapliku-05-nuk-pyet-per-shtetin-vazhdon-punimet-ne-mes-te-dites-pa-u-shqetesuar-dokumenti-foto-video-229237" }