Iva Tiço: Përkrah #netirana. Po mbledh firma për Gjergjin. Salaj: Unë firmosa

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:38 17-04-2015 Iva Tiço: Përkrah #netirana. Po mbledh firma për Gjergjin. Salaj: Unë firmosa Gazetarja Iva Tiço, duke marre firmen e nje qytetareje te Tiranes per Gjergj Bojaxhiun

Gazetarja Iva Tiço është ndër të parat që nuk e ka fshehur faktin se do të punojë dhe do të mbështesë kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhiu në zgjedhjet vendore në kryeqytet. 

Ditën e djeshme, Iva Tiço ka postuar një foto në faqen e saj personale në facebook, ku duket me dokumenta në dorë. Janë formularët e KQZ nga ku merren firma për kandidatin që rregjistrohet i pavarur në zgjedhje.

“Shkon në Gramsh për tjetër punë dhe merr firmë për Bojaxhiun nga një rezidente në Tiranë që gjendet atje. #netirana” shkruan ajo në profilin e saj, duke postuar dhe foton.

Nuk është gazetarja e parë që del në mbështetje të Gjergj Bojaxhiut. Bledi Salaj, gazetar, i njohur për emisionin e mëngjesit në Club FM dhe për 100 minuta në Ora news, sot në mëngjes ka postuar një foto tjetër me çadrën e Bojaxhiut te libri universitar, dhe ku deklaronte se kishte firmosur formularin e pjesmarrjes së Gjergjit në zgjedhje. “‪#‎neTirana në aksion. Energji pozitive për qytetin. Unë firmosa! Le të mos vjellim vrer në rrjete sociale por të inkurajojmë njëri tjetrin për një Tiranë më të mire” shkruan Salaj në facebook, duke postuar edhe foton përkatëse.

bledi salaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026243925094604
array(1) { ["section"]=> string(77) "iva-tico-perkrah-netirana-po-mbledh-firma-per-gjergjin-salaj-une-firmosa-9057" }