Iva Tiço rrëfen: Kur njoha Mandin isha studente dhe kërkova të bëja fotografi me veshje nusërie

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:35 03-06-2015 Iva Tiço rrëfen: Kur njoha Mandin isha studente dhe kërkova të bëja fotografi me veshje nusërie

Iva Tiço ka kujtuar kohën e 20 viteve më parë, kur ajo u njoh me opinionistin Armand peza i cili asokohe kishte hapur një dyqan nusesh pas Presidencës. Tiço tregon se Pezën e njohu nëpërmjet një miku dhe i lindi dëshira që të bënte fotografi veshur me fustan nusërie.

Ajo pohon se atëhere ishte studente e ndërkaq sjell në vëmendje Geraldina Sposën, si një brand të njohur në botën e modës në Shqipëri.

“Si sot 20 vjet më parë, Armand Peza hapi një dyqan me veshje nusesh diku pas Presidencës. Në atë kohë fustanet e bardha merreshin me qira nëpër shtëpi, ose u merreshin hua njerëzve që i sillnin nga jashtë... Një mik i përbashket me prezantoi me Mandin dhe unë, në atë kohe studente, kërkova të bëja disa fotografi me veshje nusërie... Që atëherë ai është një nga miqte e mi më të mirë, kurse dyqani i vogël tek Presidenca është shndërruar në sallonin më të madh në Shqipëri dhe Geraldina Sposa është bërë brandi më i njohur shqiptar në fushën e modës. Sepse miku im Mandi, përveç njëmijë cilësive e talenteve, i bën gjërat alla-grande. Përveçse në njëzet  vjet ka diktuar në tregun tone tendencat e veshjeve te nuseve, ka ndërruar dhe profesionin tim, e ka bërë që unë sot të kem punë kryesore veshjet e nusërisë. Ndaj si falenderim për profesionin e ri, si borxh ndaj të vjetrit dhe si dëshmitare e njëzet  vjeteve të rrugëtimit të Geraldina Sposa-s, kam privilegjin qe ta dëshmoj këtë historik në një botim”, rrëfen Tiço.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017776012420654
array(1) { ["section"]=> string(100) "iva-tico-rrefen-kur-njoha-mandin-isha-studente-dhe-kerkova-te-beja-fotografi-me-veshje-nuserie-12578" }