Ivanka Trump me zyrë madhështore në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar tek: bota, më 12:35 21-03-2017 Ivanka Trump me zyrë madhështore në Shtëpinë e Bardhë

Vajza e Presidentit Trump, Ivanka, do të ketë një zyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i administratës në SHBA. Vajza 35-vjeçare e Presidentit do të marrë hapësirën e saj në West Wing, por sipas një avokati ajo nuk do të mbajë një qëndrim zyrtar dhe nuk do të pranojë një pagë.

Ivanka Trump do të bashkohet me bashkëshortin e saj Jared Kushner në Shtëpinë e Bardhë, i cili shërben si këshilltari kryesor i Presidentit.

Çifti ka tre fëmijë dhe kohët e fundit kanë blerë një shtëpi në lagjen Kalorama të Washington DC, një distancë e shkurtër nga vendbanimi i ri i Obamës, shkruan BBC.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja gjermane duartrokitet nga të gjithë, sikletos Presidentin Trump dhe i bën pyetjet që askush s’kishte guxuar
Kujdes! Mos e konsumoni këtë frut pasi të keni pirë çdo lloj medikamenti »
Article Logic
Execution time: 0.0095400810241699
array(1) { ["section"]=> string(59) "ivanka-trump-me-zyre-madheshtore-ne-shtepine-e-bardhe-72650" }