Ivanka Trump punon pranë të atit pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar tek: bota, më 11:03 30-03-2017 Ivanka Trump punon pranë të atit pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë

Ivanka Trump do të punojë në Shtëpinë e Bardhë, pranë të atit por pa pagesë, në rolin e një këshilltareje jozyrtare të Presidentit.

Me këtë ajo po përpiqet dukshëm të sheshojë shqetësimet për etikën e të punuarit përkrah të atit.

"Kam dëgjuar shumë shqetësime për rolin tim si këshilluese e Presidentit, kjo për shkak të pozicionit personal. Por, unë po i përmbahem të gjitha rregullave të etikës dhe do të shërbej si një punonjëse pa pagesë e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa në anën tjetër do të zbatoj të njëjtat rregulla me punonjësit e tjerë”, tha Ivanka.

Mirëpo pikëpyetje të shumta mbi konfliktin e interesit u ngritën pasi u bë e ditur më 20 mars se 35-vjeçarja Ivanka Trump do të ishte këshilltare jozyrtare e babait të saj, Presidentit Donald Trump, me një zyrë në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. 

Në fakt Ivanka ka qenë gjithmonë këshilltare pranë të atit dhe më parë, po ashtu dhe pranë bashkëshortit të saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Brexit, Merkel: Do ketë shqetësime për europianët që jetojnë në Angli
Donald Trump i shpall luftë të vetëve, shkruan “duhet t’i luftojmë para se të na dëmtojnë” »
Article Logic
Execution time: 0.010826110839844
array(1) { ["section"]=> string(69) "ivanka-trump-punon-prane-te-atit-pa-pagese-ne-shtepine-e-bardhe-73579" }