Izet Haxhia, akuza të forta: Sali Berisha po më kërcënon me jetë, do që të mbyll gojën

Publikuar tek: barometri, më 07:06 04-03-2018 Izet Haxhia, akuza të forta: Sali Berisha po më kërcënon me jetë, do që të mbyll gojën

Izet Haxhia, ish-trupëroja i Sali Berishës, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për përfshirjen në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998, ka shpërthyer në akuza të forta kundër ish-kryeministrit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Haxhia shkruan se Sali Berisha përveçëse kërcënon atë me jetë, ka kërcënuar edhe një femër, që Haxhia të mos flasë.

Ish-truproja e Berishës, lë të kuptohet se bëhet fjalë për një person të afërt me të, dhe që mund të jetë partnerja e tij.

Sakaq, shton se ish-kryeminsitri dhe grupi i “Rognerit”, janë të frikësuar, por nuk do të trembet nga asnjë shantazh i bërë prej tyre.

Statusi i plotë:

Ka rreth kater vjet qekur kam filluar te rrefej te vertetat e mia ,qe kam marre nepermjet rrjeteve sociale me qindra mesazhe kercenuese ,fyese me nje gjuhe bastardesh perkrahes te berishes, te denje vetem per ata dhe shefin e tyre ..As me kane impresıonuar ,as prishur terezine lere pastaj te me trembin .Une jetoj i detyruar ne nje vend qe e dine te gjithe me adres te sakte .

İ kam ftuar shpehere ,bujrum le te vijne .Nuk me trembin as killerat e berishes apo kujdoqofte tjeter ..Por ka me teper se dy jave qe keta 'trima me kanun 'kane filluar te kercenojne e bejne shantazh ndaj nje femre ,qe nuk ka te beje aspak me politiken apo rrefimet e mia .

Aq shume jane trazuar e verbuar nga keto te verteta dhe nga frika e ballafaqimit perpara drejtesise me liderin monster te tyre ,sa kercenojne e shantazhojne nje femer qe une te mbyll gojen e te mos kthehem ne atdhe ..

Doja tu thoja ketyre pederasteve te bershes apo grupit te 'ROGNERİT 'qe asnje kercenim apo shantazh i ndyre i ketyre 'trimave te kanunit te shpellave 'nuk me tremb as mua as ate qe kercenoni e shantazhoni ..Ora e ballafaqimit me liderin tuaj frikacak po vjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034613847732544
array(1) { ["section"]=> string(90) "izet-haxhia-akuza-te-forta-sali-berisha-po-me-kercenon-me-jete-do-qe-te-mbyll-gojen-112128" }