Izet Haxhia mbetet në burg, Gjykata i rrëzon kërkesën për lirim ish-truprojes së Sali Berishës, avokati: Procesi po gjykohet politikisht

Publikuar tek: aktualitet, më 16:10 03-06-2020 Izet Haxhia mbetet në burg, Gjykata i rrëzon kërkesën për lirim ish-truprojes së Sali Berishës, avokati: Procesi po gjykohet politikisht Izet Haxhia

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për 'revokimin e masës së sigurisë' për Izet Haxhinë.

Sipas avokatit Idajet Beqiri, rrëzimi i kërkesës për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg” (lirimin nga burgu) është bërë pasi sipas gjykatës është prishur vendimi i kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe afatet fillojnë nga e para. Beqiri shton se ky proces gjyqësor vijon të trajtohet dhe gjykohet politikisht.

Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkon rigjykim me pretendimin se zotëron prova të reja. Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi ishte dënuar në mungesë.

Pas fillimit Penalja shpalli moskompetencë, duke e pasuar në Gjykatën e Posaçme. Edhe kjo e fundit i kaloi vendimmarrjen Gjykatës së Lartë për të vendosur se ku duhej të vijoj procesi gjyqësor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098030567169189
array(1) { ["section"]=> string(140) "izet-haxhia-mbetet-ne-burg-gjykata-i-rrezon-kerkesen-per-lirim-ish-truprojes-se-sali-berishes-avokati-procesi-po-gjykohet-politikisht-208929" }