Izet Haxhia për vrasjen e Azem Hajdarit: Telefonatën e fundit e ka bërë me Sali Berishën, JA PROVAT (DETAJE TË REJA)

Publikuar tek: politike, më 19:10 10-02-2018 Izet Haxhia për vrasjen e Azem Hajdarit: Telefonatën e fundit e ka bërë me Sali Berishën, JA PROVAT (DETAJE TË REJA)

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës ka marrë në dorë vendimin e ekstradimit në Shqipëri. Në një lidhje direkte në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Haxhia ka treguar detaje të reja rreth vrasjes së Azem Hajdarit. 

Haxhia shprehet se sapo të vijë në Shqipëri do të kërkojë hapjen e dosjeve, duke e quajtur si një të drejtë legjitime dhe për faktin që është dëgjuar në mungesë.

Ish-truproja e Sali Berishës, shprehet se në këtë çështje janë përfshirë shumë segmente, duke filluar nga Shërbimet Sekrete, grupi “Rognerit” dhe ndërkombëtarët pasi edhe këta të fundit sipas Haxhias, kanë qënë në dijeni për vrasjen e Hajdarit.

“Ka qënë një vrasje e përgatiur dhe jo momentale, është një çëshjte shumë e komplikuar.”- u shpreh Haxhia.

Sakaq, ish-truproja e Berishës u shpreh se disponon tabulatet telefonike të cilat vërtetojnë se telefonata e fundit e Azem Hajadarit është bërë me ish-kryeministrin Berisha.

Më shumë nga deklarata e Izet Haxhias:

Pas vendimit që Gjykata e lartë turke dha për ekstradimin tim, pastaj në mënyrë të rrufeshme u krye dhe miratimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë turke, e cila dha porosi për gjykatën vendore këtu që të kryhet menjëherë arrestimin tim. Një vendim të tillë e prisja pasi në 2013 gjykata vendore vendosi ekstradimin tim. Edhe këtu si në Shqipëri, drejtësia është e varur nga politika.

Ekstradimi im ësHtë një marrëveshje politike, se unë kam 12 vite që mbahem peng në Turqi. Si top futbollii. Kur kanë ndonjë tender andej thonë të kthejmë, kur rregullohen thonë mos ta kthejmë.

Do të paraqes në Gjykatë tabulatet e telefonëve të Berishës dhe Hajdarit, që nuk janë paraqitur më parë në Gjykatë. Telefonata e fundit e tij është regjistruar.

Azem Hajdari duke dalë nga selia, ka qënë duke folur në telefon dhe akuza është se kam qënë unë ai personi që ka qënë duke folur në telefon porn yuk është e vërtetë.

Që nga 1995 nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me asnjë politikan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012901067733765
array(1) { ["section"]=> string(119) "izet-haxhia-per-vrasjen-e-azem-hajdarit-telefonaten-e-fundit-e-ka-bere-me-sali-berishen-ja-provat-detaje-te-reja-109839" }