Izet Haxhia te Apeli, kërkon përjashtimin e gjyqtarit: Nuk dua të gjykohen nga kolegët e Fatmira Hajdarit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:03 14-08-2019 Izet Haxhia te Apeli, kërkon përjashtimin e gjyqtarit: Nuk dua të gjykohen nga kolegët e Fatmira Hajdarit

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ndodhet sot në gjykatën e Apelit për masën e sigurisë.

Mirëpo, mësohet se seanca ka nisur me debate. Haxhia ka kërkuar përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarit Asim Vokshi. Mësohet se ai është shprehur se nuk do të gjykohet nga kolegët e Fatmira Hajdarit. Më herët Haxhia e ka konsideruar Vokshin si pjesë e rrjetit të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Kujtojmë se Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia një vit më parë, dhe premtoi se do të tregojë të vërtetat e ekzekutimit të Azem Hajdarit. Por gjyqi ndaj tij nuk ka ecur sipas parashikimeve, pasi ka pasur mjaft pengesa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090470314025879
array(1) { ["section"]=> string(110) "izet-haxhia-te-apeli-kerkon-perjashtimin-e-gjyqtarit-nuk-dua-te-gjykohen-nga-koleget-e-fatmira-hajdarit-175313" }