Izet Haxhia tregon lidhjet e Ismail Mulletit të “Panama Papers” me Partinë Demokratike

Publikuar tek: politike, më 19:36 04-04-2016 Izet Haxhia tregon lidhjet e Ismail Mulletit të “Panama Papers” me Partinë Demokratike

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i ngacmuar nga lajmet që qarkullojnë në media rreth skandalit të “Panama Papers” dhe emrin e të vetmit shqiptar që ka dalë deri tani, ka treguar lidhjet, sipas tij, të Mulletit me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Haxhia thotë se Ismail Mulleti ka qenë një nga figurat kyçe të kontrabandës së naftës gjatë luftës me Serbinë.

Komenti i plotë:

“Po lexoja lajmet mbi skandalin finaciar të 'Panama Papers ' dhe më bëri përshtypje një emër i njohur për mua por edhe për politikanët e PD që nga vitet e sundimit të parë 92-97 ..E kam fjalën për Ismail Mulletin apo siç thërritet ndryshe Il Mulleti.. Ky person ka qenë një mik i ngushtë i Tritan Shehut dhe më vonë i Berishës..në kohën e kontrabandës së naftës me Serbinë gjatë luftës së Bosnjes ,ka luajtur rol kyç në këtë kontrabandë duke qenë ortaku i Tritan Shehut në firmën e PD.

Shqiponja që ka qenë përgjegjëse dhe ka kryer këtë kontrabandë me bekimin dhe dijeninë e vetë marshallit ...dua të shtoj se vellai i Il Mulletit së bashku me Anton Gjergjin janë dy personat që vunë bombën tek Vefa me dijenin dhe urdhër të SHIK-ut.

Të bën përshtypje fakti që ky person ka fituar tenderin e ngjyrosjes së karburanteve ,vetëm pak ditë para se marshalli të dorzonte pushtetin të kuqëve siç i quan ai, dhe për çudi këta të kuqet e 'e ndershëm' që erdhën në pushtet me premtimin se do të luftonin korrupsionin dhe anullonin të gjitha aferat dhe tenderat korruptive të qeverisë së mëparshme, vazhdojnë të shijojnë paratë që vijnë nga këta tendera korruptivë, duke i shtuar edhe të tjerë ..këtu duhet ta kërkojmë ne si popull se persë nuk po bëhet reforma në drejtësi por vetëm lojë fjalësh, dhe akuza fallco nga të dy krahët politike jo e lagu se lagu ..rrënjet e kësaj mafie politike që na drejton për 25 vite me radhë janë kaq të thella e të mpleksura me njëra tjetrën, se asnjë reformë apo rotacion politik nuk mund ti shkulë apo nxjërr në shesh ato..duhet një përmbysje e madhe që të pastrojë njëherë e mirë politikën mafioze të Tiranës që si vampirë të pangopur me gjakun e këtij populli, nuk njofin as ligj as drejtësi por vetëm para.. I takon popullit ta thotë fjalën e vet dhe jo të shesi votën ....”

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0098819732666016
array(1) { ["section"]=> string(90) "izet-haxhia-tregon-lidhjet-e-ismail-mulletit-te-panama-papers-me-partine-demokratike-36824" }