Izolimi nga koronavirusi, Rama: Askush nuk ka reaguar si shqiptarët, por të mos na gënjejë mendja se...

Publikuar tek: politike, më 22:24 26-03-2020 Izolimi nga koronavirusi, Rama: Askush nuk ka reaguar si shqiptarët, por të mos na gënjejë mendja se... Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët i kanë respektuar masat për izolimin ndaj koronavirusit më tepër nga çdo shtet tjetër europian.

Në emisionin “Real Story”, Rama shtoi se është e rëndësishme që të mos rinisim aktivitetin, pasi rrezikohemi nga një valë e dytë infektimi.

“Shkeljet këtu janë minimale në raport me popullsinë, por në këtë luftë janë mjaft për të krijuar zinxhire infeksioni. Ky është shqetësimi im. Por askush nuk ka reaguar si shqiptarët, asnjë vend tjetër. Të mos na gënjejë mendja se do jetë si ndeshja e kombëtares që mendojmë se do mundim ekipe të mëdha, pastaj vijnë ndeshjet dhe ati golat e tmerrshëm dhe dalim me kokën ulur nga stadiumi.

Deri tani unë nuk shoh një plan, që të themi ne do të mësohemi me këtë dhe do të hapemi, e kur të vdesim le të vdesim, sepse është një qajse kundër civilizimit”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090680122375488
array(1) { ["section"]=> string(104) "izolimi-nga-koronavirusi-rama-askush-nuk-ka-reaguar-si-shqiptaret-por-te-mos-na-genjeje-mendja-se-200218" }