Izolohet Hungaria, pas televe me gjemba me Serbinë, do vendosë edhe në kufi me Rumaninë

Publikuar tek: bota, më 17:47 15-09-2015 Izolohet Hungaria, pas televe me gjemba me Serbinë, do vendosë edhe në kufi me Rumaninë

Hungaria pas kufirit me Serbinë do të vendosë tela me gjemba edhe në kufirin me Rumaninë.

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto në një deklaratë njoftoi se qeveria e Hungarisë ka vendosur që në kufirin Hungari-Rumani, përgjatë një distancë të arsyeshme të vendosë tela me gjemba.

Szijjarto njoftoi se këtë vendim e kanë marrë pasi trafikantët e qenieve njerëzore do të drejtohen drejt Rumanisë pas vendosjes së telave me gjemba në kufirin Hungari-Serbi.

Qeveria hungareze për të parandaluar emigrimin ilegal më 17 qershor mori vendim për të vendosur gardh me tela me gjemba në një vijën kufitare prej 175 kilometra dhe me lartësi 3 metra në kufirin me Serbinë. Gjithashtu kishte njoftuar se në rast rreziku do të zbatonte njëjtën procedurë edhe për vijat kufitare me vendet e tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010486125946045
array(1) { ["section"]=> string(91) "izolohet-hungaria-pas-televe-me-gjemba-me-serbine-do-vendose-edhe-ne-kufi-me-rumanine-20854" }