Izolohet Shishtaveci nga bora, bashkia nuk çon asnjë borëpastruese

Publikuar tek: aktualitet, më 14:00 05-01-2019 Izolohet Shishtaveci nga bora, bashkia nuk çon asnjë borëpastruese Rruga e bllokuar

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë në Kukës, kanë sjellë jo pak probleme në disa zona.

 

Shishtaveci është një nga Njësitë Administrative, e cila është izoluar, pasi bashkia e Kukësit nuk ka çuar atje asnjë mjet borëpastrues, për të larguar borën nga rruga nacionale Kukës-Shishtavec, konkretisht segmentin ura e Shtrezës-Shishtavec.

Shqetësimin banorët e kanë bërë të ditur prej ditësh, por vetëm këtë të shtunë është bërë e mundur ndërhyrja, pasi i deleguari politik i PS-së, Safet Gjici dhe Prefekti i Qarkut, kanë nisur drejt zonës mjetet e duhura.

Banorët e Shishtavecit kishin ngritur prej ditësh shqetësimin për izolimin e tyre, por asnjë borëpastruese nuk kishte shkuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha uron 28 vjetorin e Rilindjes Demokratike: Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës
'Hipi Lasgushit e shih Stambollin', aktori sulmon ashpër Ramën: O gropë septike që qelb si ujë Lane »
Article Logic
Execution time: 0.013247013092041
array(1) { ["section"]=> string(72) "izolohet-shishtaveci-nga-bora-bashkia-nuk-con-asnje-borepastruese-147610" }