Izraeli dhe SHBA largohen zyrtarisht nga UNESCO

Publikuar tek: bota, më 18:42 02-01-2019 Izraeli dhe SHBA largohen zyrtarisht nga UNESCO

Marrëdhëniet jo të mira mes Izraelit dhe UNESCO-s morën fund me përfundimin e vitit 2018.

Edhe SHBA-ja ka ndjekur shembullin e Izraelit, duke e lënë Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara ,UNESCO.

SHBA dhe Izraeli kanë bërë të ditur në vitin 2017, por sipas statutit të UNESCO-s, tërheqjet hyjnë në fuqi një vit më vonë, në këtë rast me 31 dhjetor 2018.

‘Për fat të keq, UNESCO ka bërë diskriminim sistematik kundër Izraelit. UNESCO është duke u përdorur për të rishkruar historinë nga njerëzit që e urrejnë popullin hebre dhe shtetin e Izraelit’, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010970115661621
array(1) { ["section"]=> string(54) "izraeli-dhe-shba-largohen-zyrtarisht-nga-unesco-147302" }