Izraeli hidhet në aksion, lëshon avionët me predha në Siri

Publikuar tek: bota, më 19:11 24-06-2017 Izraeli hidhet në aksion, lëshon avionët me predha në Siri

Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë kryer sulme brenda Sirisë në përgjigje të disa predhave artilerie që u hodhën në Golan, territor i kontestuar izraelit.

“Në përgjigje të sulmit me mbi 10 predha artilerie të nisura nga Siria, aeroplani i forcave ajrore izraelite goditi vendin se prej nga janë nisur ato”, ka njoftuar ushtria izraelite përmes Twitterit.

Predhat e artilerisë thuhet se u ulën në Golan, vend sirian i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Ky është ende vend diskutabil në mes të Izraelit dhe Sirisë. Askush nuk është raportuar i plagosur nga hedhja e këtyre predhave. Gazeta izraelite “Haaretz” ka raportuar për një burim ushtarak të ketë thënë se predhat kanë ardhur si shkak i përleshjeve në luftën e vazhdueshme civile në Siri. Ushtria izraelite paralajmëroi civilët në këtë zonë, duke u thënë atyre të shmangin zonën përgjatë kufirit të diskutueshëm. //Rel//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anonimus: Ekzistojnë dosje që faktojnë kontaktin tonë me alienët
Zbulimi i pazakontë, gjenden mumje me tre gishta dhe me kafkë të zgjatur në një shpellë »
Article Logic
Execution time: 0.011493921279907
array(1) { ["section"]=> string(63) "izraeli-hidhet-ne-aksion-leshon-avionet-me-predha-ne-siri-83733" }