Izraeli mbështet Hungarinë: George Soros është një kërcënim

Publikuar tek: bota, më 21:06 11-07-2017 Izraeli mbështet Hungarinë: George Soros është një kërcënim

Ministria e Jashtme izraelite ka lëshuar një deklaratë për media ku denoncon miliarderin George Soros dhe e quan atë “rrezik”, deklaratë që vjen vetëm 1 javë përpara vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Budapest.

Soros, një hebre i lindur në Hungari që ka shpenzuar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për financimin e demokracisë dhe grupeve të të drejtave të njeriut në shtete të ndryshme, është vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga qeveria e krahut të djathtë të Hungarisë, veçanërisht për mbështetjen që Soros ka shprehur ndaj emigracionit.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka quajtur Sorosin si një “Armik të Shtetit”.

“Le të mos e lejojmë Sorosin të qeshë i fundit”, thuhet në një prej posterave gjigant që kanë pushtuar thuajse gjithë Hungarinë. Por grupet hebraike e kanë quajtur këtë fushatë si nxitëse të anti-semitizmit.

Ambasadori i Izraelit në Hungari përmes një deklarate denoncoi fushatën, duke thënë se "ngjall kujtime të trishtuara, mbjell urrejtje dhe frikë", një referencë e dukshme ndaj rolit të Hungarisë në deportimin e 500,000 hebrenjve gjatë Holokaustit.

Por disa orë pasi ambasadori i bëri komentet e tij, ministria e Jashtme e Izraelit dha një "sqarim" duke thënë se Soros ishte një objektiv i ligjshëm për kritika.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013159990310669
array(1) { ["section"]=> string(64) "izraeli-mbeshtet-hungarine-george-soros-eshte-nje-kercenim-85818" }