Izraeli përplas Britaninë me SHBA, Theresa May kritikon John Kerryn: Mos sulmoni strukturën e një qeverie demokratike

Publikuar tek: bota, më 00:08 31-12-2016 Izraeli përplas Britaninë me SHBA, Theresa May kritikon John Kerryn: Mos sulmoni strukturën e një qeverie demokratike

Britania e Madhe ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në lidhje me qeverinë e Izraelit.

Në një deklaratë të bërë nga Kryeministria britanike, Kerry është kritikuar për arsyen se e ka cilësuar qeverinë e Netanyahut si "qeveria më e djathtë e historisë së Izraelit".

"Ne besojmë se nuk është e drejtë që një aleat të sulmojë strukturën e një qeverie të zgjedhur me rrugë demokratike", thuhet në deklaratën e kryeministrisë britanike, raporton ‘AA’.

Më tej thuhet se "teksa është e qartë se konflikti midis palestinezëve dhe izraelitëve është shumë kompleks, ne nuk besojmë se rruga për të negociuar paqen është përqendrimi vetëm në një çështje".

Në deklaratën e kryeministrisë pretendohet se Britania mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe se është kundër ndërtimve të vendbanimeve në territoret palestineze.

Qeveria britanike thotë se do të arrihet sukses në rast se negoaciatat e paqes në Palestinë do të realizohen me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

Vëzhguesit politikë kanë tërhequr vëmendjen se është nënkuptuese deklarata e qeverisë britanike e cila e ka kryer këtë pas deklaratave në mbështetje të Izraelit të presidentit të zgjedhur në SHBA, Donald Trump.

Në komentet në shtypin britanik janë paraqitur pikëpamjet se kryeministrja britanike Theresa May po "përpiqet të krijojë një urë" me qeverinë e Trump-it.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17601704597473
array(1) { ["section"]=> string(121) "izraeli-perplas-britanine-me-shba-theresa-may-kritikon-john-kerryn-mos-sulmoni-strukturen-e-nje-qeverie-demokratike-64273" }