Izraeli shënon Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Publikuar tek: bota, më 08:11 19-09-2020 Izraeli shënon Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Izraeli po fillon një izolim të dytë mbarëkombëtar për të frenuar rastet e koronavirusit.

Masa po zbatohet derisa qytetarët fillojnë të shënojnë Vitin e Ri Hebre. Kjo festë tradicionalisht shënohen përmes takimeve të mëdha, familjare.

Por, nën masën e izolimit tre javor, izraelitët mund të lëvizin vetëm brenda perimetrit 1 kilometër nga shtëpitë e tyre, me disa përjashtime, dhe numri i njerëzve të lejuar në sinagoga është ulur shumë.

Izraeli aktualisht ka një nga nivelet më të larta të të infektuarve me koronavirus në botë.

Në javën e kaluar, rastet e reja kanë arritur nivelet më të larta ditore, prej më shumë se 5.000 të infektuarve dhe udhëheqësit e vendit kanë kërkuar falje për dështimin e tyre për të frenuar pandeminë.

Deri më tani në Izraeli ka shënuar 1.169 vdekje nga sëmundja COVID-19 dhe gati 177.000 të infektuar, sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins", me seli në SHBA. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se, nëse është e nevojshme, ai nuk do të hezitojë të vendosë kufizime më të ashpra.

Rosh Hashanah apo Viti i Ri Hebre zgjat dy ditë. Festimet nisën më 18 shtator. Kjo është një festë e krijimit të botës dhe shënon një fillim të ri. Këto dy ditë, njerëzit reflektojnë mbi vitin e kaluar dhe kërkojnë falje. Hebrenjtë besojnë se Zoti i vlerëson veprat e mira dhe të këqija të një personi gjatë vitit dhe vendos se si do të jetë viti i ardhshëm për ta.​ /REL

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020525932312012
array(1) { ["section"]=> string(73) "izraeli-shenon-vitin-e-ri-hebre-nen-masen-e-izolimit-mbarekombetar-220897" }