Ja arsyet pse nuk duhet ta pini ujin e ndenjur gjatë natës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:55 11-10-2016 Ja arsyet pse nuk duhet ta pini ujin e ndenjur gjatë natës

Shumë njerëz lënë një gotë me ujë pranë komedinës sepse ndodh të zgjohen gjatë natës dhe të kenë etje.

Nëse e pini ujin e ndenjur gjatë natës në mëngjes, ai do të ketë një shije të çuditshme. Uji nuk duhet të ketë asnjë lloj shije ose arome. Uji i lënë gjatë gjithë natës në një gotë është i ndjeshëm ndaj grimcave të pluhurit dhe baktereve që ndodhen në ajër.

Nga ana tjetër, kur uji ekspozohet ndaj ajrit thith dioksid karboni, e më pas një pjesë e vogël e tij konvertohet në acid karbonik. Kjo do të thotë se uji i ekspozuar ndaj ajrit është i prirur të ndryshojë strukturën kimike. Specifikisht, acidi karbonik konvertohet në karbonat apo bikarbonat kur lëshon një ose dy protone, gjë e cila çon në ndryshimin e pH të ujit dhe për pasojë në ndryshim të shijes së tij.

Prandaj është mirë që ujin mos ta mbani gjatë gjithë natës të ekspozuar ndaj ajrit, mbajeni atë në një shishe qelqi të mbyllur. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019100904464722
array(1) { ["section"]=> string(64) "ja-arsyet-pse-nuk-duhet-ta-pini-ujin-e-ndenjur-gjate-nates-55862" }