Ja ç'do të thotë fitorja e Trump për xhepat e qytetarëve, ndikimi që do të ketë në punësim dhe taksa

Publikuar tek: ekonomi, më 17:24 09-11-2016 Ja ç'do të thotë fitorja e Trump për xhepat e qytetarëve, ndikimi që do të ketë në punësim dhe taksa

Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA ndaj demokrates Hillary Clinton.

Trump ka premtuar se tashmë që erdhi në pushtet do të sjellë suksesin e biznesit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fjalimit të tij të fitores ai tha që do të bëjë të mundur që Amerika të ketë ekonominë më të fortë në botë.

Ai ka premtuar shkurtime të mëdha të taksave, më shumë shpenzime për rrugët dhe urat dhe ekonomia e "Amerikës së parë " do të jetë një goditje për tregtinë dhe emigracionin. Sipas tij ndryshimet më të mëdha duhet të miratohen nga Kongresi.

Tatimet: faturat tatimore të shumë njerëzve do të bien ka thënë Trump.

Ai ka në plan që normat për bizneset dhe individët të ulen edhe pse familjet me të ardhura të ulëta mund të përfundojnë duke paguar më shumë.

Sipas Trump, do të ulen taksat për bizneset në 15%, (nga 35%), por se si do ta realizojë diçka të tillë mbetet për t’u parë. Përndryshe, borxhi i Amerikës do të rritet ndjeshëm, raporton CNNMoney.

Puna:  Trump dëshiron të rinegociojë marrëveshjet e tregtisë me kompanitë e mëdha siç është Ford për të prodhuar më shumë produkte nga Amerika. Mirëpo ekspertët janë skeptikë që puna mund të jetë prodhuese. Sipas një studimi, nga planet e tij do të shkurtohen shumë vende pune.

Pjesa më e madhe mund të varet nga aftësia e Trump për të punuar me Kongresin për miratimin e shkurtimit të taksave dhe për të rritur shpenzimet për riparimin e rrugëve dhe urave të Amerikës.  Këto masa mund të nxisin rritjen ekonomike dhe vendet e punës.

"Ne do të rindërtojmë infrastrukturën tonë, e cila do të jetë primare", -tha Trump në fjalimin e tij të fitores.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046792984008789
array(1) { ["section"]=> string(105) "ja-c-do-te-thote-fitorja-e-trump-per-xhepat-e-qytetareve-ndikimi-qe-do-te-kete-ne-punesim-dhe-taksa-58984" }