Ja çfarë dimë deri tani për Plutonin (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:00 16-07-2015 Ja çfarë dimë deri tani për Plutonin (Foto)

Misioni historik i anijes hapësinore të NASA-s, “New Horizons”, nuk dërgoi në shtëpi vetëm fotografitë më të qarta nga planeti i Plutonit. Një mori informacionesh të mbledhura nga “New Horizons” po analizohen tashmë nga shkencëtarët e NASA-s.

Sipërfaqja e planetit xhuxh është shumë më e re nga çfarë mendohej më parë. Kjo gjë “vërtetohet” nga malet e larta prej akulli që arrijnë lartësi deri në 3 mijë metra. 2/3 e planetit është e mbuluar nga shkëmbinj, ndërsa pjesa tjetër është akull. Temperatura e sipërfaqes është rreth (minus) -230 gradë celcius.

Plutoni është më i madh nga çfarë mendohej më parë. Ajo që është interesante, ka të bëjë me akullin në planet. Sipas disa shkencëtarëve akulli është ujë i ngrirë, pasi element të tjerë nuk mund të formojnë male gjigjande të akullta. Madje disa shkencëtarë kanë sugjeruar se surprizat e vërteta fshehen nën sipërfaqen e Plutonit, që ndoshta strehon jetë aliene.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal / Ambasada angleze refuzon të pajisë me viza ekipin e Skënderbeut
I moshuari i jep fund jetës, hidhet nga kati i shtatë i një pallati »
Article Logic
Execution time: 0.011108160018921
array(1) { ["section"]=> string(47) "ja-cfare-dime-deri-tani-per-plutonin-foto-16360" }