Ja çfarë do të bëjë Michelle Obama pas largimit nga “Shtëpia e Bardhë” (Foto)

Publikuar tek: bota, më 07:36 15-01-2017 Ja çfarë do të bëjë Michelle Obama pas largimit nga “Shtëpia e Bardhë” (Foto)

Pas përfundimit të mandatit të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, edhe Zonja e Parë, Michelle Obama nuk do të ketë më të njëjtin titull.

Por çfarë do të bëjë Michelle pas tetë vitesh punë në krah të bashkëshortit të saj dhe në mbështetje të shumë kauzave? Përgjatë dy mandateve, Zonja e Parë ka shpalosur një reputacion ekselent për publikun, veçanërisht me mbështjen e saj ndaj fushatës “Pro mirëushqyerjes dhe kundër obezitetit”, duke i ardhur në ndihmë shumë vajzave të reja në vështirësi.

Ajo do të shkruajë një libër, kjo është e sigurt, por përmbajtja e tij mbetet akoma një mister, siguron “Huffington Post”. Sipas “Neë York Times”, kontrata e botimit mund të kushtojë 45 milionë euro. Kështu Michelle Obama do të këtë mundësinë të shkruajë librin e saj duke ju bashkuar edhe kolanës së botimeve të të gjithë Zonjave të Para të vendit, duke përmbushur kështu traditën pas presidenciale.

michele.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia belge aksion “blic” në Molenbeek, dhjetëra të arrestuar
Facebook do t’i testojë filtrat e “lajmeve të rreme” në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.011207103729248
array(1) { ["section"]=> string(79) "ja-cfare-do-te-beje-michelle-obama-pas-largimit-nga-shtepia-e-bardhe-foto-65541" }