Ja çfarë gjetën shkencëtarët kur hapën shpellën e mbyllur për më shumë se 5 milion vjet

Publikuar tek: bota, më 18:39 16-09-2016 Ja çfarë gjetën shkencëtarët kur hapën shpellën e mbyllur për më shumë se 5 milion vjet

Shpella Molive e gjendur në Rumani është një nga më të veçantat në botë për shkak të kushteve “jashtëtokësore” vetëm disa kilometra larg Detit të Zi.

Shpella ka qëndruar e mbyllur për 5.5 milion vite dhe ajri brenda saj është tepër helmues, por tashmë është kthyer në një “minierë” për biologët.

Më pak se 100 persona kanë hyrë në shpellë që prej zbulimit të saj në vitin 1986, kur Republika Socialiste e Rumanisë po kërkonte një vend për të ndërtuar një central bërthamor. Që prej asaj kohe shpella u mbyll dhe është e aksesueshme vetëm me leje të veçantë.

Ajo që e bën të veçantë këtë shpellë janë kushtet ekstreme brenda saj. Ajo nuk ka parë rreze dielli prej më shumë se 5 milion vjet dhe niveli i oksigjenit është sa gjysma e normales.

Por pavarësisht kushteve armiqësore, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë plot 48 specie.

Në mesin e krijesave janë disa lloje merimangash, akrepa uji, pseudoakrepa, shumëkëmbësh e shushunja, 33 prej të cilave janë krejtësisht unike dhe gjenden vetëm në këtë shpellë.

Shumica e krijesave në shpellë nuk kanë shikim dhe iu mungon pigmenti. Ato janë kryesisht të holla, kanë gjymtyrë të gjata dhe antena të cilat i ndihmojnë të lëvizin në errësirë të plotë.

Pjesa më e madhe e ekosistemeve përdorin fotosintezën për të shfrytëzuar energjinë. Por dukeqën se në shpellë nuk ka dritë dielli krijesat duhet ta marrin energjinë dhe karbonin direkt nga reaksionet kimike.

Për shkencëtarët mbetet ende mister se si shpella u bllokua 5 milion vite më parë dhe krijesat u izoluan brenda saj. /Newsbomb.al/

Scsdadgadgdfgdfgdfgnshot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Angela Merkel: Bashkimi Europian në situatë kritike
23 të vrarë e 30 të plagosur nga shpërthimi kamikaz brenda xhamisë në Pakistan »
Article Logic
Execution time: 0.011929035186768
array(1) { ["section"]=> string(93) "ja-cfare-gjeten-shkencetaret-kur-hapen-shpellen-e-mbyllur-per-me-shume-se-5-milion-vjet-53158" }