Gjatë protestës së sotme policia ka shoqëruar në komisariat më shumë se 15 persona me precedentë kriminal.
Mes të arrestuarve ka qenë edhe një shtetas amerikan i quajtur Jason Morrison.
Ndalimi i tyre është bërë në fillim të protestës por mësohet se menjëherë pasi ka mbaruar marshimi përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit të gjithë protestuesit e arrestuar janë liruar pasi janë marrë në pyetje.