Ja çfarë u bën zogjve të jetuarit në qytet

Publikuar tek: aktualitet, më 21:48 14-02-2017 Ja çfarë u bën zogjve të jetuarit në qytet

Jeta e qytetit është tejet e vështirë, ajo shkakton ndryshimin e nivelin e hormoneve si dhe dobësimin e sistemit imunitar.

Por një studim i ri te zogjtë ka gjetur se të jetuarit në qytet mund të përshpejtojë edhe procesin e plakjes. Për të investiguar sesi jeta urbane ndikon në plakje, studiuesit vendosën të rrisin disa zogj të së njëjtës çelje, një grup në qytet dhe grupin tjetër në periferi.

Ata morën mostra gjaku nga dy grupet e zogjve për të studiuar telomeret – “kapaku” gjenetik në çdo zog që ndodhet në fund të kromozomit dhe që i mbron ato nga dëmtimi, shkruan Neësbomb.al. Ajo që zbuluan ishte se te zogjtë e rritur në qytet, telomeret ishin shkurtuar me 10% më shumë se ato të rritura në fshat. Gjatësia e telomereve reflekton plakjen në nivelin qelizor dhe degradimi i tyre gradual me kalimin e kohës mund të ndikojë në shumë probleme të lidhura me moshën si mosfunksionimi i mëlçisë apo problemet kardiovaskulare.

Shkaku kryesor për shkurtimin e telomereve dhe dëmtimin e ADN-së duke sjellë plakje të parakohshme është niveli i lartë i ndotjes në qytet. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027579069137573
array(1) { ["section"]=> string(48) "ja-cfare-u-ben-zogjve-te-jetuarit-ne-qytet-68723" }