Ja cilat janë kriteret bazë të pranimit në universitet

Publikuar tek: aktualitet, më 16:25 22-04-2017 Ja cilat janë kriteret bazë të pranimit në universitet

Duhen dhe shumë muaj të filloj viti i ri akademik, po nxënësit që së shpejti do marrin statusin e studentit duhet të informohen për të vendosur për të ardhmen e tyre. Universitetet kanë publikuar kuotat e pranimit, ndërkohë që Ministria e Arsimit ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të tarifës së rregjistrimit.

Për vitin e ardhshëm pritet që Universiteti i Mjekësisë të kërkojë 300 kuota shtesë, ndërsa Universiteti Bujqësor 200 kuota më shumë se viti paraardhës.

 Këto kërkesa nga universitetet bëhen në bazë të kapaciteteve infrastrukturore të mjediseve akademike dhe numrit të pedagogëve. Nxënësit që do të konkurojnë për në universitet, edhe këtë vit duhet të kenë notën minimale mesatare 6.

Kriteret e pranimit në universitete caktohen nga universitetet, duke i dhënë peshë specifike provimeve të detyrueshme të maturës shtetërore, atyre me zgjedhje dhe mesatares gjatë tre viteve të gjimnazit.

Universiteti i Mjekësisë

Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të vlerësojë me 35% mesataren aritmetike të provimeve të maturës shtetërore, 35% mesataren e të tre viteve të shkollës së mesme dhe 30% lëndët kimi, biologji dhe fizikë, secila me një peshë nga 10%.

 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë

Në udhëzimin e dhënë nga Fakulteti i Drejtësisë, kriteret janë 50% nota mesatare e tre viteve duke përfshirë provimet e maturës shtetërore dhe 50% grupi i lëndëve të përcaktuara nga ky fakultet. Këto lëndë, me 10% secila, janë: gjuha dhe letërsia shqipe, qytetaria, historia, ekonomia dhe gjuha e huaj. Për këto lëndë do të llogaritet nota mesatare përgjatë gjithë viteve që janë zhvilluar.

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë

 Edhe Fakulteti i Ekonomisë në UT ka zgjedhur të njëjtat kritere vlerësimi, ku 50% zë nota mesatare përgjatë tre viteve të shkollës së mesme së bashku me provimet e maturës shtetërore, ndërsa pjesa tjetër zihet matematika me 15%, ekonomia me 15%, fizika me 10% dhe gjuha e huaj me 10%.

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale

Për t’u pranuar në këtë fakultet, nota mesatare e tre viteve të gjimnazit përbën 50% të vlerësimit total, ndërsa nota mesatare e tre provimeve të detyrueshme të maturës (gjuhë dhe letërsi shqipe, matematikë dhe gjuhë e huaj) përbëjnë 40%.  Pjesën tjetër të vlerësimit 10%, nxënësi do ta marrë në bazë të provimit me zgjedhje të një prej lëndëve si qytetari, sociologji, filozofi histori, gjeografi psikologji, biologji, ekonomi dhe teknologji.

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Më e thjeshtë duket procedura për nxënësit që do të duan të studiojnë në një nga degët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Sipas udhëzimit të dhënë nga Senati i Universitetit të Tiranës për këtë fakultet, studenti duhet të ketë mesataren e thjeshtë mbi 6, e cila rezulton nga mbledhja e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e maturës shtetërore pjesëtuar me numrin në total të notave të mbledhura. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk dorëzoi armën, i zoti i shtëpisë e përdori për hajdutët
Policia greke sekuestron 119 kg drogë, në pranga 29 vjeçari shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.010998010635376
array(1) { ["section"]=> string(60) "ja-cilat-jane-kriteret-baze-te-pranimit-ne-universitet-76068" }