Publikohen emrat e 15 shqiptarëve më të kërkuar nga policia shqiptare dhe organet e drejtësisë. Vrasje, trafikim të miturish dhe drogë, janë kategoritë e krimeve kryer nga ta. Në krye të listës është Vladimir Gjuta, i cili është në kërkim për veprën me qëllime kriminale, i akuzuar për organizim edhe të hedhjes në erë të farmacisë së Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Pas tij renditen Baftjar Bruka, Ervis Sinela, Fation Muharremi, Kujtim Demiri, Fabjon Lamja, Anton Vila, Arben Muça, Alfred Beqiri, Ervin Shahini, Fatmir Rama, Gentian Tako, Jashar Begani, Kujtim Qordja, Lutfi Hida.
Vetëm për 7 prej tyre policia ka fotot, ndërkohë që 8 kanë gjeneralitet e tjera, por mungesa e fotos duket se vështirëson edhe dhënien e informacionit nga publiku që mund t’i shohë.