Ja cilët janë efektivët e plagosur sot në Lazarat (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 24-06-2015 Ja cilët janë efektivët e plagosur sot në Lazarat (Foto) Jetmir Isaj

Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj ishin me fat që u shpëtuan plumbave sot në Lazarat. Ata u gjendën nën breshërinë e armëve të një grupi, që sipas policisë, përbëhet nga 15 vetë. Këtë fat nuk e pati kolegu i tyre, Ibrahim Basha, që humbi jetën menjëherë. Dy efektivët e plagosur, janë jashtë rrezikut për jetën, në Spitalin Ushtarak, ku kanë shkuar edhe Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

Mjekët thonë se dy efektivët kanë plagë sipërfaqësore dhe nuk do u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Një efektiv është plagosur në kokë dhe tjetri në shpatull.

Drejtori i Spitalit të Traumës, Bushi: Dy efektivët jashtë rrezikut për jetën.. “Dy të plagosurit, efektivë të policisë, erdhën nga spitali rajonal i Gjirokastrës. Nuk kanë pasur probleme. Njëri nga të plagosurit ka plagë në kokë sipërfaqësore, ndërsa tjetri në shpatullën e majtë. Janë në parametra krejt normalë. U ekzaminuan të gjitha, dhe besojmë se nuk do të kenë asnjë ndërhyrje. Tani për tani janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Bushi. “Dy të plagosurit, efektivë të policisë, erdhën nga spitali rajonal i Gjirokastrës. Nuk kanë pasur probleme. Njëri nga të plagosurit ka plagë në kokë sipërfaqësore, ndërsa tjetri në shpatullën e majtë. Janë në parametra krejt normalë. U ekzaminuan të gjitha, dhe besojmë se nuk do të kenë asnjë ndërhyrje. Tani për tani janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Bushi.

 

 

perlathamitajo

Perlat Hamitaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lazarati priti me qetësi Lulzim Bashën e Igli Kokalarin, vetëm 18 ditë më parë(VIDEO)
Ndalohet ‘’Benz’’ i bardhë në Lazarat pas vrasjes së efektivit, arrestohet shoferi me armë e drogë »
Article Logic
Execution time: 0.011739015579224
array(1) { ["section"]=> string(60) "ja-cilet-jane-efektivet-e-plagosur-sot-ne-lazarat-foto-14530" }