Ja cilët janë vajrat që nuk duhet të përdorni në plazh

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:28 31-07-2016 Ja cilët janë vajrat që nuk duhet të përdorni në plazh

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit është i rrezikshëm dhe kancerogjen, por kjo theksohet edhe më shumë nëse përdorim mjetet e gabuara për mbrojtje.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se mjaft vajra bëhen të rrezikshëm kur ekspozohemi në diell.

Vajrat e kantarionit dhe ullirit nuk mbrojnë nga rrezet e dëmshme dhe gjatë verës verës është pothuajse i ndalua përdorimi i tyre.

Ekspertët thonë se vaji i kantarionit duhet të aplikohet të paktën 24 orë përpara ekspozimit në diell nëse nuk dëshironi të keni efekte anësore.

E njëjta gjë vlen edhe për vajin e ullirit, i cili ka efekt fantastik në lëkurë pasi e hidraton dhe e bën atë elastike, por nuk i’u mbron nga rrezet ultraviolete.

Në shumicën e rasteve këto vajra mund të shkaktojnë djegie, të cilat nëse ndodhin shpesh mund të shkaktojnë dëme të qëndrueshme në lëkurë siç është hiper-pigmentimi, keratoza solare dhe deri tek kanceri i lëkurës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2461359500885
array(1) { ["section"]=> string(60) "ja-cilet-jane-vajrat-qe-nuk-duhet-te-perdorni-ne-plazh-48264" }