Ja cili shtet është më i interesuar për të dhënat e hapura, prokurimet dhe shpenzimet në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 18:58 17-01-2017 Ja cili shtet është më i interesuar për të dhënat e hapura, prokurimet dhe shpenzimet në Shqipëri

Mund të duket e çuditshme por në fakt është Rusia ndër shtetet e huaja më e interesuar për të dhënat e hapura, për prokurimet si dhe shpenzimet më të mëdha të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj.

Sipas drejtoreshës 8.7% e atyre që vizitojnë web-in www.opendata.al janë në Rusi. Ky është vendi i dytë për klikime në web sipas shteteve.
Ndërsa për faqen www.spending.data.al vendi i dytë me 5% është USA.
Po ashtu edhe tek www.openprocurement.al vendi i dytë i klikimeve me 3% është sërish Rusia.

Pra, në tre web-et e rëndësishme të të dhënave për Shqipërinë, rezulton që pas vendit tonë ndër shtetet e huaja më të interesuar janë Rusia dhe SHBA. /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050696849822998
array(1) { ["section"]=> string(102) "ja-cili-shtet-eshte-me-i-interesuar-per-te-dhenat-e-hapura-prokurimet-dhe-shpenzimet-ne-shqiperi-65808" }