Ja çmimet stratosferike të parkingjeve me pagesë, më të shtrenjtat në rajon

Publikuar tek: aktualitet, më 20:36 12-11-2015 Ja çmimet stratosferike të parkingjeve me pagesë, më të shtrenjtat në rajon

Do të jenë 71 rrugë në Tiranë për të cilat qytetarët do të duhet të paguajnë për të parkuar automjetin e tyre. Tarifat variojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë ora. Në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë ora. Parkimi me pagesë do të jetë nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit, Bashkia e Tiranës ka parashikuar që rreth 60% e parkimit të jetë me pagesë ndërsa 40% do të jetë pa lekë, ku do të shfrytëzohet nga banorët autoktonë, invalidët dhe pjesa tjetër e qytetarëve.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak ku pas debatave shumë të forta, ku nuk munguan edhe zërat kundër nga këshilltarët e LSI-së u miratuan edhe tarifat.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se “ “Bëjmë një zbritje për regjimin aktual që ka Bashkia e Tiranës. Sot kemi një regjim ku mbi 3 mijë vende parkimi tarifohen me 100 lekë/ora. Ajo që po na mundëson ky lloj tarifimi është se jo të gjitha rrugët janë njësoj, por rrugët në zonat më të largëta do të kenë një kosto më të ulët. Na jep fleksibilitetin që të kemi disa paketa”, tha Veliaj. Ai sqaroi se kushdo që dëshiron të qëndrojë më shumë orë, mund të pajisjen me abone, ku çmimi do të jetë i reduktuar”.

Sipas këshilltares së PD-së, Suzana Guxholli studimi për parkingjet me pagesë është bërë 10 vite më parë dhe se është i nevojshëm një studim i ri. Gjithashtu ajo tha se çmimet e përcaktuara janë shumë të larta të krahasuara me qytetet evropiane.

“Të mos trajtohet me populizëm por me përgjegjësi. Studimi është bërë 10 vjet më parë, ne të gjithë i dimi dinamikat e zhvillimit. Duhet bërë studim, duhet infrastrukturë dhe tarifimi të bëhet në bazë të kushteve konkrete. Për 4 mijë e ca vende parkimi propozohen 105 punonjës. Tarifimi është një barrë e madhe për qytetarin. Parkimi nuk është vetëm mbledhje të ardhurash. Tarifimi është shumë i rëndë për xhepat e shqiptarëve. Lion, 1 euro për një javë në qendër, 50 euro në vit. Në muaj në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, shkonte 176 mijë në muaj kur rroga minimale është 220 mijë lekë në muaj. Bashkia nuk është kompani që të mendojë për fitimet, së pari duhet të mendojë për qytetarët”, u shpreh Guxholli.

Ndërsa kreu i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Shezai Rrokaj kërkoi që projektvendimi të pësojë ndryshime. Rrokaj kërkoi që t’i hiqet e drejta kryetarit të bashkisë për shtimin e zonave të tjera të parkimit me pagesë, transmeton “Monitor”.

“Zero kosto për qytetarin në zonën e vet, i cili do pajiset me kartën e rezidentit. Këtu nuk ka asnjë ekuivok. E dyta sikundër ky këshill po voton njëkohësisht edhe dy elementët e tjera që kanë të bëjnë me hapësirat është në të drejtën e tij që sa herë të ketë hapësira të reja, kjo kompetencë të mos i lihet kryetarit por këshillit. E drejta jonë është që të marrim vendime për çdo lloj kryetari. Metodologjia mbi të cilën është ngritur tarifimi, na rezulton që është më ekonomike, përjashtimisht të ndonjë zone për të cilën i këshillojmë bashkinë që t’i rishikojë. Ne do ta mbështesim këto projektvendime dhe hapjen e kësaj agjencie. Në funksion të punës që do hapet do jetë dhe numri i punonjësve. Kërkoj nga kryetari sikundër është biseduar, ku ne kërkojmë edhe ndonjë shtesë edhe për shkak të asaj që në Komisioni e Ekonomisë ka pasur pyetje”, tha Rrokaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Iu gjet 570 kg kafe kontrabandë në shtëpi, arrestohet 60 vjeçari
Kush është ish-efektivi i policisë, i pranishëm në vrasjen në Dajt »
Article Logic
Execution time: 0.012120962142944
array(1) { ["section"]=> string(80) "ja-cmimet-stratosferike-te-parkingjeve-me-pagese-me-te-shtrenjtat-ne-rajon-25289" }