Ja dinamika e atentatit në Tiranë ku mbetën të vrarë 3 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 27-05-2015 Ja dinamika e atentatit në Tiranë ku mbetën të vrarë 3 persona Foto nga vendngjarja

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, pranë maternitetit të vjetër në Tiranë ku kanë mbetur të vrarë tre persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital pak çaste më parë.

Viktimat janë shtetasi Mentor Lufi nga Bulqiza me banim në Tiranë, Besnik Sulku 34 vjeç dhe Gerti Goxha 33 vjeç. të tre viktimat kanë patur precedent të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Tre personat kanë qenë duke lëvizur me makina në momentin kur janë qëlluar 8 herë me pistoletë nga disa persona të tjerë. Pasi kanë tentuar t'i shmangen goditjeve me armë, automjetet e tyre janë përplasur me pemtët te bulevardi "Zogu I". Në atë moment, ata kanë braktisur automjetet duke tentuar të largohen në këmbë por janë ndjekur dhe janë qëlluar nga autorët. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të arrestojë rreth 50 metra larg vendngjarjes, dy persona që dyshohet se janë autorët e ngjarjes. Policia u ka sekuestuar të arrestuarve 1 armë zjarri automatik dhe 2 pistoleta. Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe 3 persona të tjerë që dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, mendohet se shkak për ngjarjen është bërë hakmarrja e nipit për dajen e plagosur para disa muajsh nga viktimat. Një tjetër pistë për ngjarjen është ajo e prishjes së pazareve të drogës pasi dy prej viktimave kanë qenë të dënuar më parë për trafik droge, ndërsa Mentor Lufi akuzohej nga drejtësia hollandeze për një vrasje të ndodhur disa vjet më parë.

Besnik Sulku, 34 vjeç nga Burreli, njëri prej viktimave

Ja dinamika e detajuar e ngjarjes sipas policisë:

Nga hetimet e para hetimore ka rezultuar se dy grupe me  preçedent  të mëparshëm  penal  kanë pasur  shkëmbim  zjarri mes tyre. Me konkretisht :

Mentor Lufi (Doçi) së bashku me Gerti Goxhaj  kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit  të Shkencave të Natyres.

Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin  tip BMW me targa "AA 001 IK" si pasagjer dhe drejtues mjeti ka  qenë Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip "Touareg" me targa "AA 097 KE" në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi, konkretisht Markeljan Doçi dhe Klevis Doçi.  Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen ,në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilët  kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të dy shtetasve që udhetonin në mjetin tip tip BMW me targa "AA 001 IK" . 

Në këtë moment menjeherë janë kundërpërgjigjur me armëzjarri dy nipat e M.Lufit (Doçi) duke goditur me mjet një nga autorët e dyshuar shtetasin Italian i identifikuar me emrin Salvatore Letticia, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit . 

Ndërkohë Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj  xhaxhait të tyre dhe mikut të tij .

Kjo ngjarje ka ndodhur në një fragment kohe shumë të shkurtër dhe punonjesit e policisë në kohe rekord kanë mberritur në vendngjarje për tre minuta. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta ka bërë të mundur neutralizimin e të dy autoreve të dyshuar, ku Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte  kryer krimin e rëndë .

Disa metra me tej ,në një hotel në afersi të vendgjarjes  u ndalua  autori i dytë i dyshuar shtetasi Italian, i  cili kishte demtime në trup dhe i gjakosur në fytyrë. Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan dy automjete .

Një automjet tip "BMW" me targa "AA 001 IK" , mjeti tip "Touareg" me targa "AA 097 KE" si dhe dy arme zjarri tip pistolet. Vikimat dhe autorët e kësaj përplasje me armë, kanë qenë të evidentuar më parë  nga Policia si persona me preçedentë kriminalë në fushën e Trafikut ndërkombëtar të Lëndëve narkotike, armbajties pa leje etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Falsifikoi dokumentat e pronësisë, arrest me burg për noterin në Vlorë
Ulërima e fundit e Mentor Lufit: “O baaa të lashë vetë, o ç’më bënë o ba, më vranë” »
Article Logic
Execution time: 0.01424503326416
array(1) { ["section"]=> string(74) "ja-dinamika-e-atentatit-te-sotem-ne-tirane-mbeten-te-vrare-3-persona-12099" }