Ja disa nga sëmundjet më të zakonshme që prekin kryesisht gratë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:29 01-09-2016 Ja disa nga sëmundjet më të zakonshme që prekin kryesisht gratë

Ekspetët kanë ndarë disa nga sëmundjet më të zakonshme që prekin kryesisht gratë.

Ja cilat janë ato:

Skleroza e shumëfishtë: kjo është një sëmundje e sistemit nervor qëndror dhe prek rreth 2.1 milion njerëz në mbarë botën, sipas një raporti të dalë nga “Shoqata Amerikane e SS”. Sipas po këtij raporti thuhet se kjo sëmundje prek gratë 3 herë më shumë se meshkujt. Ekspertët e klasifikojnë këtë si një sëmundje autoimmune.

Lupusi: është një sëmundje kronike autoimune në të cilën sistemi imunitar bëhet hiperaktiv dhe sulmon indet e shëndetshme. Kjo çon në dëmtimin e organeve të brendshme dhe të lëkurës. Sipas statistikave më shumë se 90% e njerëzve me këtë sëmundje në botë janë femra. Shkaqet e sëmundjes janë të panjohura. Ajo shfaqet që në rini dhe mund të qëndrojë e fshehur për vite me rradhë.

Sindroma e lodhjes kronike: femrat kanë katër herë më shumë gjasa për t’u prekur nga kjo sindromë. Sipas ekspertëve shkaku më i njohur i kësaj sëmundje është disekuilibri i hormoneve.

Depresioni: sipas studimeve një në pesë gra mund të preken nga depresioni. Disa nga studimet shpjegojnë se kjo gjë ndodh sepse femrat janë më të ekspozuara ndaj ndryshimeve hormonale. Për shkak të ciklit menstrual, shtatzanisë dhe menopauzës.

Sëmundjet celiac: është një sëmundje që karakterizohet nga indoleranca ndaj glutenit në organizëm. Rreth 60 – 70% e rasteve me këto sëmundje kanë qënë femra.

Sindroma e zorrës nervoze: kjo sindromë prek rreth 3.5 milion njerëz në Amerikë, ku 65% e tyre janë femra. Kjo sindromë karakterizohet nga çrregullim në funksionin e zorrëve dhe ndjeshmëri e madhe në stomak.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme: edhe pse meshkujt e femrat janë të barabartë në këtë pjesë, lëkura e vaginës është më e ndjeshme se lëkura e penisit kështu që kjo i bën gratë më të ekspozuara ndaj këtyre sëmundjeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.3742368221283
array(1) { ["section"]=> string(69) "ja-disa-nga-semundjet-me-te-zakonshme-qe-prekin-kryesisht-grate-51547" }