Ja kë do godasë Trump per gjetjen e parave për ndërtimin e murit të Meksikës

Publikuar tek: bota, më 12:46 03-04-2017 Ja kë do godasë Trump per gjetjen e parave për ndërtimin e murit të Meksikës

Gjatë garës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump mes shumë të tjerash, u zotua dhe  për ndërtimin e një muri 3200 km të gjatë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve nga Meksika dhe Amerika Qëndrore.

Por tani mesa duket Presidenti Trump, po përballet me problemin e gjetjeve të parave, për të financuar këtë projekt gjigant, i cilin mendohet se kap shifrën e 12 miliardë dollarëve, edhe pse zyrtare te lartë të Agjensisë së Sigurisë Kombëtare thonë se kostoja kap vlerën e 21.6  miliardë dollarëve.

Trump po shqyrton mundësinë e shkurtimit të rojës bregdetare në mënyrë që të sigurojë paratë për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën,si masë për të goditur emigracionin e paligjshëm.

Edhe pse presidenti nuk i ka ofruar ende Kongresit një propozim për buxhetin e qeverisë, nje draft mbi shpenzimet prioritare te lidhura me murin, po qarkullon mes zyrtarëve të Uashingtonit për të marrë mendimin e tyre. Pritet që agjensitë e shënjestruara per shkurtim fondesh të shprehin kundërshtimin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video tronditëse: Shërbëtorja kërkon ndihmë se po binte nga kati i 7-të, gjesti i pronares ka tmerruar këdo që ka parë këto pamje
Tronditet Rusia/ 2 shpërthime në Shën Petersburg, 10 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.01149582862854
array(1) { ["section"]=> string(82) "ja-ke-do-godase-trump-per-gjetjen-e-parave-per-ndertimin-e-murit-te-meksikes-73950" }