Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se, nga provat e administruara deri më tani gjatë fazës së hetimit, rezulton se deputeti Prenga dyshohet të ketë konsumuar veprat e mësipërme penale gjatë konfliktit të ndodhur me disa shtetas të tjerë, ngjarje e ndodhur mesnatën mes së premtes dhe së shtunës në qytetin e Laçit. Veprat, të cilat dyshohet t’i ketë kryer deputeti Prenga, janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe parashikohen si krime në Kodin Penal.
Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtohet ditën e nesërme në seancën plenare të datës 7 shtator 2015. Vetë deputeti Armando Prenga, tha gjatë fjalës së tij në Këshillin e Mandateve se e gjithë ngjarja është një sajesë nga komisionerët e Partisë Demokratike.
"Unë jam i vetëdijshëm për cfarë bëj. Dhe nëse do kisha bërë diçka, kisha heq dorë vetë nga mandate. Nuk jam pjesë e ndonjë klani dhe kam parë hallet e mia dhe të familjes sime. Kjo është një ngjarje reale dhe e vërteta. Paaftësia e prokurorisë dhe policisë e ka cuar çështjen në këtë pikë”, tha Armando Prenga.
{gallery}prokw{/gallery}