Ja kompanitë që dyshohet se sillnin kokainën në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 09-02-2015 Ja kompanitë që dyshohet se sillnin kokainën në Shqipëri

Sipas disa burimeve jo zyrtare raportohet se është vënën nën sekuestro 15 ton ngarkesë me lëndë kimike, me të cilën mendohet se ka hyër e përzier kokaina në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi nën sekuestro magazinat e dy shoqërive tregëtare në Shkozet të Durrësit të cilat mendohen se janë kompanitë që kanë sjellë në Shqipëri kokainën e papërpunuar e cila më pas është transportuar drejt laboratorit në Xibrakë të Elbasanit, raporton “TCH”.

Nën hetim janë shoqëritë “Meridian” dhe “Alba Group” me pronar shtetasin me inicialet A.T.

Sipas burimeve në këtë ngarkesë ka dy lloje lëndësh kimike, pesticide për vreshtarinë dhe substanca për pëpunimin e lekurës. I pyetur, pronari i kompanisë ka thënë se nuk ka asnjë ide se si janë përdorur kompanitë e tij për të futur në Shqipëri kokainën. Ai ka thënë se porositë të cilat i ka kryer me anë të internetit i ka bërë sepse tregu ka patur nevojë për këto produkte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Garda e Republikës i bashkohet nismës “Shqipëria Solidare”
Shoqërohen 10 persona në polici, tregtonin djathë pice të skaduar »
Article Logic
Execution time: 0.011322021484375
array(1) { ["section"]=> string(61) "ja-kompanite-qe-dyshohet-se-sillnin-kokainen-ne-shqiperi-2875" }