Ja ku përfundojnë mbetjet elektronike, varfëria luftohet me riciklimin e tyre

Publikuar tek: bota, më 10:33 24-04-2015 Ja ku përfundojnë mbetjet elektronike, varfëria luftohet me riciklimin e tyre

Mbeturinat elektronike kanë “lagjen e tyre” dhe ato përfundojnë në Ghana në Afrikë. Televizorët, monitorët, kompjuterët, tastierat dhe mausët eksportohen në mënyrë të paligjshme në Afrikë.

Gati 40 mijë banorë në Agbobloshie luftojnë varfërinë duke nxjerrë çdo element që munden nga mbetjet dhe sidomos bakër dhe metale. Madje disa të rinj shpresojnë që të gjejnë pajisje në kushte të mira që të mund t’i shesin sërish në treg. Punëtorët ndezin zjarr në grumbullin e këtyre mbetjeve në mënyrë që të mbledhin bakrin ose metalet duke rrezikuar jetën e punëtorëve dhe banorëve përreth.

Konventa Basileu për kontrollin dhe asgjësimin e mbeturinave të rrezikshme ndërkufitare e konsideron të paligjshëm transportin e pajisjeve elektronike të dëmtuara ose të papërdorshme në Afrikë, por ka sipërmarrës të këtij transporti që mendojnë se është i nevojshëm një aktivitet klasifikimi për pajisjet në gjendje për t’u ripërdorur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074939727783203
array(1) { ["section"]=> string(81) "ja-ku-perfundojne-mbetjet-elektronike-varferia-luftohet-me-riciklimin-e-tyre-9591" }