Ja kush e caktoi fshatin ku do të ndërtohet Impianti i Mbetjeve Fier (EMRI -TENDERI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:30 22-01-2018 Ja kush e caktoi fshatin ku do të ndërtohet Impianti i Mbetjeve Fier (EMRI -TENDERI)

Protesta e sotme në Vërri të Fierit ka sjellë edhe njëherë në vëmendje kontratën dhe koncesionarin për Ndërtim dhe Administrim të Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Qarkun Fier.

Kryetarja e LSI doli sot në konferencë për mediat lidhur me këtë çeshtje ndërsa dy deputetë të saj iu bashkuan protestës por sipas të dhënave nga Open Data Albania, këtë tender e ka caktuar Ministria e Mjedisit e drejtuar asokohe nga Lefter Koka i LSI.

Ky Koncesion ka zënë fill me një procedurë prokurimi të shpallur në në datën 13. 07. 2016. Autoritet Kontraktues për këtë Koncesion është Ministria e Mjedisit. Afati I Kontratës është 6 vite. Vendndodhja e Koncesionit është paracaktuar që në tenderimin nga kjo Ministri në maj të 2016.

Pasaporta e tenderimit http://www.openprocurement.al/sq/concession/view/id/4

Ndërkohë në Regjistrin e Koncesioneve tek portal Shoqëri Biznesi, janë të dhënat për shoqërinë e biznesit, koncesionare që është krijuar për këtë Kontratë Koncesionare. Pasaporta ka edhe Kontratën, Aktine themelimit të Shoqërisë.

Nga informacioni i përditësuar me Kontratë:

Pas shpalljes së fituesit të prokurimit për koncesionin konkretisht bashkimi i operatorëve Integrated Technology Services si shoqëri shqiptare dhe Energy2 srl si shoqëri e huaj, në datën 15 shtator 2016, fituesit kanë proceduar me themelimin e kompanisë koncesionare që është Integrated Technology Waste Treatment Fier me NIPT L62205045F.

Kompania Koncesionare është regjistruar në datën 3 tetor 2016, me formën shoqëri me përgjegjësi të kufizuar shpk, me kuota ortakësh të ndara 80 me 20 % ndërmjet Integrated Technology Services si shoqëri shqiptare dhe Energy2 srl (shoqëri e huaj). Në total kapitali themeltar i shoqërisë është 100 mijë lekë, plus të drejta mbi një kontratë të veçantë koncesionare.

Objekti i Punës së kompanisë koncesionare të sapokrijuar është i lidhur me Objektin e Koncesionit: Ndërtim, administrim, operim dhe transferim i impianti të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë tek Autoriteti Kontraktues, ku përfshihet financimi, ndërtimi, vënia në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, shitja dhe eksportimi i energjisë elektrike, në zbatim të kontratës së koncesionit apo projektit në tërësi.

Brenda muajit tetor, të dy ortakët e kompanisë kanë bërë shitje të 30% të kuotave me vlerën 30 mijë lekë të reja. Konkretisht shoqëria italiane Energy 2 srl ka shitur të plota 20% të kuotave të saj ndërsa Integrated Technology Services ka shitur 10% të kuotave të kompanisë. Të dy shitjet janë bërë në favor të shoqërisë aksionare Ndërtim Montimi Patos. Kompania në fjalë, me aksioner të vetëm zotin Flamur Kollozi është tashmë zotëruese e 30% të kuotave të shoqërisë koncesionare, me të drejta edhe mbi kontratën e koncesionit.

Pasaportën e kompanisë koncesionare dhe pasaporta të kompanive që zotërojnë koncesionarin ju mund ti gjeni të plota tek Open Data Albania dhe rubrika Shoqëri Biznesi. Çdo pasaportë ka të dhëna për kapital, objekt, vlera kontabël, aksioner, ortak, seli, dhe Akte të klikueshme që përkojnë me karakteristika të shoqërive tregtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ALUIZNI jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e Tiranës: Duke nisur nga 23 janari...
U dogjën nënë e bir/ Konflikti në familje, dalin detaje të reja »
Article Logic
Execution time: 0.012227058410645
array(1) { ["section"]=> string(88) "ja-kush-e-caktoi-fshatin-ku-do-te-ndertohet-impianti-i-mbetjeve-fier-emri-tenderi-107511" }