Ja kush është 30 vjeçari i vrarë gjatë mesditës në restorantin në Dajt (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:13 11-11-2015 Ja kush është 30 vjeçari i vrarë gjatë mesditës në restorantin në Dajt (FOTO)

Ky është 30 vjeçari që mbeti i vrarë gjatë krimit të mesditës në fshatin Mëzes në rrugën e Dajtit.

Ai quhet Enton Nika dhe sipas policisë ishte një person me precedentë të mëparshëm penal. Viktima prej disa kohësh kishte dalë nga burgu pasi ishte akuzuar për tentativë vrasje. 30 vjeçari u qëllua me pistoletë në restorantin “Muraga” pas një sherri banal në parking, ndërsa mbeti i plagosur edhe pronari i restorantit I.Gaxheri.

entonnika.jpg

entonnika1.jpg

 

Versioni zyrtar i policisë

Më datë 11.11.2015, në orën 14:10 minuta në Sallën Operative ka mbërritur një telefonate se, në fshatin e quajtur Mëzes ,në rrugën e Dajtit, në Restaurant me mbishkrimin “MURAGA”, ka persona te qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi  hetimor, si edhe Prokurori i gatshëm vendngjarje  ,nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Enton Nikaj vjeç 30, është qëlluar me arme zjarri pistolete i cili me pas ka ndërruar jetë si edhe ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale I.Gaxheri(pronar i restaurantit)  i cili dyshohet të jetë goditur me qytën e pistoletës.

·   Viktima, Etnon Nikaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal

·  I plagosur, shtetasi me iniciale I.Gaxheri, banues në Tiranë me precendentë të mëparshëm penal.

Pas këtij veprimi autoret e dyshuar jane larguar nga ambjentet e restaurantit me një automjet të dhëna të tjera nuk mund të jepen për arsye hetimi. Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 copë gëzhoje pistolete, si edhe është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave që dispononte ky restaurant.

Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur grupe të shumta kontrolli  ku janë kryer një sërë kontrolle banesash dhe po punohet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve  të dyshuar të kësaj ngjarje.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra, Inva Mulës i kërkojnë të bojkotojë koncertin
Artan Fuga flet për rini të tradhëtuar: Midis tyre ka prindër dhe mësues »
Article Logic
Execution time: 0.011301040649414
array(1) { ["section"]=> string(81) "ja-kush-eshte-30-vjecari-i-vrare-gjate-mesdites-ne-restorantin-ne-dajt-foto-25198" }