Një vrasje makabre e të moshuarës 82-vjeçare, për disa buzhuteri e para, jo nga grabitës të panjohur, por nga mbesa e saj e i dashuri. Xhoana Hila, mbesa 32-vjeçare e të moshuarës ka pranuar vrasjen e gjyshes së saj, por nga dora e të dashurit, Erando Qatipin, 27 vjeç. Mbesa e viktimës jetonte me të, pas një divorci dhe në shtëpi kishte marrë edhe të dashurin e saj, Qatipin.
Gjyshja u mbyt me duar dhe me jastëk. Fillimisht dy të dashurit e kanë mohuar krimin, por më pas 32-vjeçarja ka rrëfyer në polici se krimin e kreu i dashuri i saj. Hila ka thënë se i dashuri i saj ka patur një sherr me gjyshen, duke e mbytur më pas. Ajo e ka gjetur të vdekur gjyshen, kur ka mbërritur te ta. Hila ka mohuar qëllimin e grabitjes. I dashuri nuk ka rrëfyer asgjë.
Ngjarja makabre u zbulua 3 muaj më vonë, pas dyshimeve të djalit të saj, kur pa se mungonin paratë dhe bizhuteritë. Ngjarja ndodhi në Shkodër në shkurt të këtij viti.