Ja kush është i arratisuri nga Gjykata e Vlorës, policia kërkon ndihmë nga qytetarët, jep DETAJE, kishte veshur…

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 23-05-2018 Ja kush është i arratisuri nga Gjykata e Vlorës, policia kërkon ndihmë nga qytetarët, jep DETAJE, kishte veshur… Mikel Kasa

Pas arratisjes së Mikel Kasës nga Gjykata, ka reaguar policia e Vlorës.

Sipas Policisë nuk është kërkuar ndihmë nga policia e burgut për shoqërimin në Gjykatë të të dënuarit. Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale nuk kërkoi mbështetje nga Policia e Vlorës.

Ndërkohë që policia është në kërkim të Mikel Kasës, janë ngritur grupe kontrolli për krehjen e zonës.

Gjithashtu  policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129.

Policia bën me dije se Mikel Kasa ishte i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë rozë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Vlorës ku Kasa u arrastis me vrap pasi dëgjoi dënimin e gjykatës.  29-vjeçari është i arrestuar për trafik droge si dhe rrëmbimin e një personi.

Kasa ishte dënuar me 5 vjet burg, por dënimi iu ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11294198036194
array(1) { ["section"]=> string(115) "ja-kush-eshte-i-arratisuri-nga-gjykata-e-vlores-policia-kerkon-ndihme-nga-qytetaret-jep-detaje-kishte-veshur-121804" }