Disa vite më parë në mediet greke dhe shqiptare u botuan disa foto të njerëzve me maska, nazistë grek që shpërndanin broshura antishqiptare në Sarandë.
Pas kaq vitesh është zbulua fytyra e vërtetë e shefit të Agimit të Artë për Sarandën dhe Delvinën i cili është një minoritar grek që jeton në një fshat të Sarandës. Ai quhet Leonidhas Kazelis i martuar me një shqiptare nga Delvina. Fotot i ka publikuar portali “newstart”.
Në një foto shihet Leonidha Kazali në monumentin e Mitropolitit të Konicës Sebastianos, një klerik ortodoks grek i tërbuar, antishqiptar që ka themeluar disa organizata terroriste greke si MAVI, PASIVA dhe SFEVA.
Në foton tjetër ai shihet në shtëpinë e tij në Shqipëri me flamurin e partisë naziste Agimi i Artë. Në foton e tretë Leonidha Kazeli ka dalë me Robert Haidin nga Lukova, shefi i partisë naziste për Himarën, një figurë e njohur tashmë antishqiptare publike.