Ja kush është “miku” i Edi Ramës që përfiton tenderin me vlerë 61 milionë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 19:10 01-08-2015 Ja kush është “miku” i Edi Ramës që përfiton tenderin me vlerë 61 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja deklaroi disa ditë më parë se për dhënien me koncesion të shërbimit të dializës që kap vlerën e 61 milion eurove do të kishte një tender ndërkombëtar, por mesa duket “ndërkombëtarizimi” nuk do të shkojë më larg se Tirana, e pikërisht në kompaninë Albanian Medical Distributor (AMD) me pronar Bujar Gazhelin.

Denoncimin për tenderin me vlerë 61 milionë euro e ka bërë Partia Demokratike, sipas të cilës tenderi dihet se kujt do t’i shkojë, një “miku” të kryeministrit Edi Rama, Bujar Gazhelit, i cili njihet për miqësinë me Ramën dhe “bashkëpunimin” me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Albanian Medical Distributor, me vendndodhje në një prej zonave industriale të Tiranës, është një “joint-venture” e krijuar në vitin 2001 ndërmjet kompanisë farmaceutike italiane “ECOBI Farmaceutici s.a.”s dhe kompanisë farmaceutike shqiptare “B-Farma” në pronësi të Bujar Gazhelit, i cili tashmë drejton i vetëm këtë grup farmaceutik italo-shqiptar.

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie shkruhet:

“Albanian Medical Distributor  është një kompani që importon, shpërndan dhe tregton produktet farmaceutike e dhe pajisjet mjeksore. Kompania lindi nga një ide sipërmarrëse e Z. Bujar Gazheli në vitin 1998 me emrin B-Farma. Në vitin 2001, në bashkëpunim me prodhuesin Italian të farmaceutikës ECOBI FARMACEUTICI s.a.s., kompania do të kthehet në një joint-venture e quajtur ECOBI – ALBANIA.

Që prej Janarit të 2009-tës compania vepron me emrin AMD – Albanian Medical Distributor.  Albanian Medical Distributor, në saj të njohurive, aftësive dhe burimeve të gjëra të fituara ndër vite, mundëson ofrimin e shërbimeve më të reja për proçeset administrative dhe financiare.

Albanian Medical Distributor vepron si importues dhe shpërndarës ekskluziv i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjeksore. Eksperienca e gjatë dhe vendosja e AMD-së si një kompani shpërndarëse e bëjnë logjistikën e saj të jetë një nga më efektivet ndër kompanitë farmaceutike në Shqipëri. AMD ka në pronësi të saj një ndërtesë industriale prej 4000 metër katror të vendosur në një nga zonat më të rëndësishme industriale të Tiranës.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trupa e Portokallisë me pushime në Dhërmi, Eneda u shpjegon "stafidhen"
KVV: Mungesë transparence për financimet e partive, KQZ nuk përmbushi detyrat »
Article Logic
Execution time: 0.011737108230591
array(1) { ["section"]=> string(82) "ja-kush-eshte-miku-i-edi-rames-qe-perfiton-tenderin-me-vlere-61-milione-euro-17511" }